Tentoi të grabiste një bankë në Shkozë me ‘pistoletë’ lodër, arrestohet autori
Një tentativë për grabitjen e një banke është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Shkozës. Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar ka tentuar të kryejë vjedhjen, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë. Burime paraprake bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë i armatosur me një pistoletë lodër, e cila po verifikohet nga grupi hetimor. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, tentativa nuk ka rezultuar me pasoja dhe autori është vënë në pranga. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e saj.
Burimi:
syri.net