Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në formë karamele, arrestohet 48-vjeçarja amerikane

Tentoi të fuste në Shqipëri drogë në formë karamele, arrestohet 48-vjeçarja amerikane

Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar. Një shtetase amerikane 48 vjeçe me iniciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh. Rasti është zbuluar në doganë dhe më pas për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar. Një agjent i Antidrogës, i infiltruar si postier, dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane. Pasi ajo e mori në dorëzim, efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë. Gjatë marrjes në pyetje, shtetasja amerikane ka deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të...