Të shtënat në jahtin luksoz në Palasë, identifikohen 4 personat që qëlluan

Të shtënat në jahtin luksoz në Palasë, identifikohen 4 personat që qëlluan

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në një jaht që lundronte në zonën bregdetare të Palasës, duke vënë në lëvizje policinë. Sipas njoftimit zyrtar, efektivët kanë ndaluar katër persona që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar se kush ka përdorur armën dhe motivin e ngjarjes. Personat e ndaluar janë identifikuar si Bruno Çela, 31 vjeç, Geront Çela, Leonard Hasa, 31 vjeç, Afrim Kastrati, 49 vjeç dhe Pashk Gjini, 60 vjeç. Gjatë kontrollit të kryer në jaht dhe tek personat që ndodheshin në bord, policia bën me dije se nuk janë gjetur sende të paligjshme apo armë zjarri. Për momentin mbetet e paqartë se cili prej personave ka qëlluar. Sipas burimeve policore, gjatë ndërhyrjes një...