Të akuzuar për trafik narkotike/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

Të akuzuar për trafik narkotike/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

SPAK dërgon në gjyq 11 persona, të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, ndërsa zbardh edhe gjithë ‘taktikë’ dhe aktivitetin e tyre. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.147/1, të vitit 2023 në ngarkim të të pandehurve: Besnik Spata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 paragrafi 2 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, e kryer më shumë se një herë në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të...