Sytë te Kushtetuesja! Sot shpallet vendimi për ‘fatin’ e ministres virtuale ‘Diella’
Ditën e sotme në orën 17:30, Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin për ‘fatin’ e ministres ‘Diella’. Shpallja e vendimit pritet pasi Gjykata Kushtetuese ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për padinë e Partisë Demokratike kundër dekretit të Presidentit Bajram Begaj për emërimin e ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, “Diella”. Më 23 shtator 2025, deputetët demokratë iu drejtuan Kushtetueses me padi duke kundërshtuar dekretin e Bajram Begajt që në nenin 2 të tij autorizonte Kryeministrin Edi Rama për funksionimin e ministrisë virtuale. Demokratët argumentojnë se krijimi i një “ministri virtual” është në tejkalim të kompetencave të Presidentit të Republikës, cenon kompetencat e Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. “Caktimi i përgjegjësive të reja nga Presidenti për Kryeministrin vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet”, thuhet në argumentimin e...
Burimi:
javanews.al