SYRI TV/ Të akuzuar për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë – EMRAT

SYRI TV/ Të akuzuar për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë – EMRAT

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre ish-punonjës policie, të akuzuar për lidhje dhe ndihmë ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun dhe kultivimin e drogës. Të pandehur janë Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinaj, të cilët akuzohen për vepra si trafik droge, kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup kriminal dhe shpërdorim detyre. Sipas hetimeve, në vitet 2019–2021 kanë vepruar grupe kriminale në Sarandë dhe në zonën Tepelenë–Gjirokastër, të përfshira në kultivimin dhe trafikun e kanabisit drejt Greqisë. Në disa raste është kapur edhe sasi e madhe droge, përfshirë mbi 1 ton kanabis në Qafë Botë. SPAK thotë se këto grupe kishin lidhje me punonjës të policisë, të cilët dyshohet se u jepnin informacione dhe ndihmonin aktivitetin e tyre. Erdit Hazizaj akuzohet...