SYRI TV/ Rruga nxjerr në protestë banorët e Malbardhës: Bashkia na ka gënjyer

SYRI TV/ Rruga nxjerr në protestë banorët e Malbardhës: Bashkia na ka gënjyer

Banorët e fshatit Malbardhë në Kurbin kanë protestuar këtë të diel duke kërkuar shtrimin e rrugës që të çon në zonën e tyre. Ata shprehen se u është premtuar disa herë nga bashkia Kurbin por asnjë herë nuk është realizuar. Banorët thonë se hasin vështirësi në kalim si për punët e përditshme ashtu edhe për urgjencat SYRI TV Banorët e fshatit Malbardhë në Kurbin kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugës që lidh zonën e tyre me aksin kryesor. Sipas tyre, segmenti prej rreth 1.3 kilometrash është i amortizuar dhe vështirësisht i kalueshëm, ndërsa prej më shumë se 35 vitesh nuk është kryer asnjë investim. Banorët thonë se gjendja e rrugës u ka vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme, duke krijuar...