SYRI TV/ Ermal Beqiri në kërkim, Universiteti i Tiranës i jep tender…
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK si i dyshuar për drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal, vijon të përfitojë tendera publikë përmes kompanive të tij. Universiteti i Tiranës ka shpallur fitues bashkimin e shoqërive "Soft & Solution" dhe "Horizon" në një procedurë me vlerë mbi 50 mijë euro. Kompanitë ndodhen nën sekuestro me urdhër të Gjykatës së Posaçme, ndërsa hetimet për dosjen e tenderave të AKSHI-t vijojnë. Biznesmeni Ermal Beqiri është në kërkim prej disa muajsh, pasi dyshohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që ka manipuluar tenderat me vlerë miliona euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Megjithatë, kompanitë e tij kryesore, “Soft & Solution” dhe “Horizon”, vijojnë të përfitojnë miliona nga Buxheti i Shtetit. Së...
Burimi:
syri.net