Sulmohet egërsisht analisti dhe publicisti i njohur Ilir Demalia: Këta janë cuba, në sy të policit bënë një dhunë të tillë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin këtë të enjte, ku analisti dhe publicisti i njohur Ilir Demalia është sulmuar dhe dhunuar fizikisht në afërsi të banesës së tij.Ngjarja ka ndodhur sapo Demalia ka dalë nga shtëpia, kur është përballur me dy persona, banorë të së njëjtës lagje, të cilët kanë nisur ta godasin egërsisht. Si pasojë e sulmit, analisti ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e fytyrës, veçanërisht pranë syrit, duke shfaqur plagë të dukshme dhe gjakderdhje. Imazhet e siguruara tregojnë qartë shkallën e dhunës së ushtruar ndaj tij.Menjëherë pas ngjarjes, Demalia është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Në një prononcim të parë pas ngjarjes për emisionin “Shqipëria Live”, Ilir Demalia ka rrëfyer dinamikën e sulmit dhe motivin tronditës pas tij. Ai...
Burimi:
kohajone.com