Stuhia në Himarë/ Humb jetën gjatë rregullimit të defektit punonjësi i OSHEE-së
Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës gjatë një ndërhyrjeje për rikthimin e energjisë elektrike në Himarë, zonë e goditur nga moti i keq dhe erërat e forta. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, teksa ekipet teknike po punonin për riparimin e defekteve të shkaktuara në rrjetin elektrik pas stuhisë që përfshiu bregdetin jugor të vendit. Viktima është 55-vjeçari nga Elbasani Bashkim Boçi, i cili ishte dërguar në Himarë si pjesë e një grupi mbështetës për të ndihmuar ekipet lokale në rikthimin e furnizimit me energji elektrike. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Dyshimet e para janë se punonjësi ka rënë në kontakt...
Burimi:
ntv.al