“Sterilizimi”, Beqaj kërkon pushimin e çështjes dhe interpretim në Kushtetuese
Përmes avokatit Beqaj kërkon pushimin e çështjes, ose pezullimin e saj dhe dërgimin për interpretim në Kushtetuese. “Beqaj nuk mund të merret i pandehur për akuza që nuk janë formësuar në formën e kërkuar nga ligji. Kërkojmë kontroll incidental kushtetues. Kërkojmë pushim të menjëhershëm të çështjes, pezullim të gjykimit dhe dërgim në Kushtetuese”, tha avokati. Për herë të parë që nga arrestimi i tij, Ilir Beqaj, është ulur ditën e sotme në krah të avokatit të tij, jashtë kafazit, në Gjykatën e Posaçme. Beqaj është sot për procesin e “Sterilizimit”./ Gjykata argumentoi se Beqaj në këtë proces ka masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, se është vetëm një i pandehur dhe se në vijimësinë e procesit nuk është shfaqur ndonjë specifikë që të cenojë sigurinë....
Burimi:
javanews.al