SPAK mbyll dyert për gazetarët dhe publikun në gjykimin e dosjes së hakerimit të 3 e-maileve të prokurorëve

SPAK mbyll dyert për gazetarët dhe publikun në gjykimin e dosjes së hakerimit të 3 e-maileve të prokurorëve

Nga Elton Qyno – Syri.Net Janë mbyllur dyert e transparencës në procesin penal ndaj 3 të pandehurve, Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, të cilët SPAK i akuzon për hakërimin e 3 e-maileve të prokurorëve Behar Dibra, Elida Kaçkini dhe Enkeleda Millonai. Kërkesa është bërë në një kohë kur çështja penale ka kaluar për shqyrtim të zakonshëm gjyqësor, por prokurori i çështjes nuk ka pranuar që në seancën gjyqësore të jenë të pranishëm gazetarët dhe familjarë të të pandehurve. Shkak i kësaj kërkese, sipas Maksutit lidhet me sekretet e vetë Prokurorisë së Posaçme SPAK që u hakerua nga Arnold Rrokaj. Pikërisht në 3 e-mailet e prokurorëve Behar Dibra, Elida Kaçkini dhe Enkeleda Millonai, Rrokaj, ka mundur të shkarkojë dokumente hetimore dhe më pas t’ia...