SPAK: Kërkojmë ekstradimin e Ermal Beqirajt në Shqipëri
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar detaje të reja mbi operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, si dhe mbi hetimet që po zhvillohen për pasuritë e tij të dyshuara me origjinë kriminale. Sipas njoftimit zyrtar, më 19 qershor 2026 prokurorët e SPAK kontaktuan Shërbimin e Sigurisë së Brendshme (SSI) në Tiranë për të kërkuar ndihmën e autoriteteve franceze, pasi dispononin informacione se Beqiri ndodhej në territorin francez. Në atë kohë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me njoftim të kuq të Interpolit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”. Pas kërkesës së SPAK, autoritetet franceze nisën menjëherë hetimet në bashkëpunim me Drejtorinë Kombëtare të Policisë Gjyqësore dhe...
Burimi:
ntv.al