SPAK jep pretencën për “Revanshin”, Prokuroria e Posaçme kërkon 56 vjet burg për pesë të pandehur

SPAK jep pretencën për “Revanshin”, Prokuroria e Posaçme kërkon 56 vjet burg për pesë të pandehur

SPAK kërkon 56 vjet burg autorët e dyshuar të dosjes “Revanshi”. Në pretencë, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e pesë të pandehurve për krime të rënda. Për ish-efektivin e forcave speciale RENEA, Adrian Pikli SPAK kërkoi 10 vjet e gjashtë muaj burg i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite. Për Edison Muçekun është kërkuar dënimi me 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 6. 9 vjet heqje lirie u kërkua për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, dënim që zbret në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist, është kërkuar dënimi me 15 vite burg, që reduktohet në 10 vite. Ndërsa për Dejvis Bajramajn...