SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Mbi 24 personat në fjalë rëndojnë akuzat për trafik ndërkombëtar kokaine, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. NJOFTIMI I PLOTË I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të procedimit penal nr.36 të vitit 2019. Dosja është dërguar në Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Të pandehurit janë: Elvis Doçi, Olgert Shqevi dhe Indrit Tafili, të akuzuar për veprat...