Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

Si në filma aksion! Del videoja kur autorët futen brenda argjendarisë në Kamëz, thyejnë xhamat dhe marrin bizhuteritë

Publikohen pamjet e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, ku dy persona të maskuar shfaqen duke hyrë me shpejtësi në biznes dhe duke marrë bizhuteri nën kërcënimin e armës. Në videon e publikuar, njëri prej autorëve shihet me një armë. të ngjashme me kallashnikovin, ndërsa tjetri përdor një çekan për të thyer xhamat e banakut të argjendarisë. E gjithë ngjarja ka zgjatur vetëm pak sekonda. Në momentin që autorët futen në dyqan, shitësja që ndodhej në pjesën e pasme mbyll derën për të shmangur përballjen me grabitësit.