Si ndodhi aksidenti me pasoja fatale, betonierja u përplas me “Audi-n” dhe ra nga rrethrrotullimi

Si ndodhi aksidenti me pasoja fatale, betonierja u përplas me “Audi-n” dhe ra nga rrethrrotullimi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë Teg. Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Gazetarja Xhensila Kodra, ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur, ndërsa paraprakisht mësohet edhe dinamika e aksidentit. “Mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur fillimisht me mjetin tip “Audi”, në pjesën e sipërme të rrugës ku ishin duke lëzivur mjetet dhe më pas ka rënë nga lartësia dhe ka përfundur në pjesën e poshtme të autostradës. Në momentin që ka rënë nga lartësia, ka zënë një tjetër automjet poshtë”, tha për News24 gazetarja Xhensila Kodra.