Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë sërish. Gjatë seancës, avokati Plarent Ndreca ngriti shqetësimin se një pjesë e fashikujve hetimorë nuk i janë vënë në dispozicion klientit të tij. Nga ana tjetër, kreu i SPAK, Altin Dumani, kërkoi sqarime lidhur me mosnjoftimin e të pandehurit për datën dhe orën e seancës. Ai theksoi se kjo situatë përbën shkak për moszhvillimin e procesit dhe kërkoi marrjen e masave përkatëse, duke sugjeruar që në rast shtyrjeje, seanca e radhës të caktohet sa më shpejt. Në përfundim, gjykata vendosi shtyrjen e seancës dhe urdhëroi Drejtorinë e Burgjeve të informojë mbi arsyet e mosnjoftimit të Erion Veliaj për seancën e sotme. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 prill, në orën 12:00. Veliaj...