Shqiptarët po drejtojnë bandat kriminale nga burgjet angleze, qindra telefonata në ditë nga qelitë
Nga Charles Hymas the Telegraph Shqiptarët dyshohen se vazhdojnë të drejtojnë aktivitetet e tyre kriminale edhe nga burgu, pasi të dhënat zyrtare tregojnë se ata kanë kryer më shumë se dyfishin e telefonatave nga burgjet krahasuar me çdo kombësi tjetër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë britanike, të burgosurit shqiptarë kanë kryer 157,962 telefonata nga burgjet gjatë gjashtë muajve të fundit, ose mesatarisht gati 900 telefonata në ditë. Shqiptarët përbëjnë kombësinë e huaj më të madhe në burgjet e Anglisë dhe Uellsit, me mbi 1,200 të burgosur, të ndjekur nga polakët dhe rumunët. Shqiptarët, polakët dhe rumunët janë tre kombësitë kryesore të të burgosurve të huaj në Angli dhe Uells, duke përfaqësuar rreth një të katërtën e të gjithë shtetasve të huaj të dënuar...
Burimi:
syri.net