Shpërthim në Lezhë, eksploziv në derën e një banese, policia jep detajet e para

Shpërthim në Lezhë, eksploziv në derën e një banese, policia jep detajet e para

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Rrilë, në Lezhë, duke shkaktuar dëme materiale në portën e jashtme të një banese. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 06:40, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në portën e banesës në pronësi të shtetasit me iniciale T. Ç., i cili jeton përkohësisht në Itali. Burime zyrtare bëjnë me dije se prej më shumë se 20 vitesh në këtë banesë nuk banon askush. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime intensive për sqarimin e rrethanave të shpërthimit, dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen...