Shpërthen një automjet në Laprakë, panik mes banorëve! Dyshohet se zjarri u shkaktua nga…

Shpërthen një automjet në Laprakë, panik mes banorëve! Dyshohet se zjarri u shkaktua nga…

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Laprakës, në Tiranë, pasi një automjet është përfshirë nga flakët dhe më pas ka shpërthyer gjatë lëvizjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën “Dritan Hoxha”, ku zhurma e shpërthimit ka alarmuar banorët dhe kalimtarët e zonës. Dëshmitarët kanë parë flakë të mëdha që përfshinë automjetin, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti, i cili ishte i pajisur me impiant gazi, ka shpërthyer si pasojë e një defekti teknik. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Policia bëri me dije se automjeti drejtohej nga shtetasi D. L., 61 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes,...