Shoferi i dehur në Durrës kthehet në ‘kamikaz’, nuk i bindet policisë dhe i përplas makinën
Një shofer i dehur është arrestuar nga policia në Durrës, pasi u kthye në një rrezik për qarkullimin rrugor dhe nuk iu bind urdhrave të efektivëve.Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa më pas ka përplasur edhe automjetin e policisë. Pas ndërhyrjes së efektivëve, ai është vënë në pranga. Ndaj tij pritet të ngrihen akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur, mosbindje ndaj urdhrit të policisë dhe kundërshtim të forcave të rendit. 44-vjeçari drejtonte një automjet pa targa, me të cilin policia e pikasi në zonën e ish-Kënetës. Edhe pse u sinjalizua të ndalonte, ai refuzoi duke vijuar lëvizjen. Pas testimit me aparat ‘Drager’, Rezart Abazaj rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit në masën 1,4...
Burimi:
kohajone.com