Shkoi për kontroll në spital, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe shkrepet aksidentalisht
Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi G. N., 54 vjeç, pasi në Spitalin Rajonal Lezhë, ku kishte shkuar për të marrë mjekim për shkak të problemeve shëndetësore, dyshohet se i ka rënë nga çanta e krahut një armë zjarri, e dyshuar pistoletë, duke shkaktuar një shkrepje të pavullnetshme. Gjithashtu u shpall në kërkim djali i tij, 18 vjeç, pasi dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë një punonjës i spitalit (punonjës IT), shtetasi A. V., 54 vjeç, pasi sipas informacioneve dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Njoftimi i Policisë: Lezhë/U...
Burimi:
syri.net