Sherri mes të dënuarve në burgun e Fierit, Komisioni i Disiplinës shqyrton kërkesën për shkarkimin e 6 efektivëve dhe pezullimin e 2 të tjerëve
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka thirrur Komisionin e Disiplinës për të shqyrtuar incidentin e ndodhur në burgun e Fierit, ndërsa sot pritet të merret vendimi për masat ndaj efektivëve të përfshirë. Sipas burimeve, institucioni i vuajtjes së dënimit në Fier ka propozuar largimin nga detyra të 6 efektivëve, ndërsa për 2 të tjerë është kërkuar pezullimi. Komisioni i Disiplinës do të shqyrtojë masat e propozuara dhe do të vendosë nëse ato do të miratohen. Ndërkohë, për të burgosurit e përfshirë në konflikt është propozuar një masë shtesë disiplinore me kohëzgjatje prej tre muajsh. Paralelisht me procedurën disiplinore, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit në burg. Hetimi synon të përcaktojë nëse përplasja ka qenë një konflikt i...
Burimi:
kohajone.com