Sherr brenda kafazit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, detajet e para
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, por nuk dihen ende shkaqet. Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra. Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.
Burimi:
javanews.al