Çfarë ndodhi në votim? Huaja 302 mln$ me SHBA, “mungojnë” kartonët jeshilë të 3 figurave të njohura të PS-së (FOTO)

Çfarë ndodhi në votim? Huaja 302 mln$ me SHBA, “mungojnë” kartonët jeshilë të 3 figurave të njohura të PS-së (FOTO)

pamje nga votimi TIRANË- Kuvendi miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orës 10:00, me 74 votat e deputetëve të Partisë Socialiste, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake. Shqyrtimi i projektligjit u zhvillua në një seancë me dyer të mbyllura, pasi mazhoranca argumentoi se dokumenti përmban informacion të klasifikuar. Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim, ndonëse deklaroi se e mbështet marrëveshjen në parim. Ajo deklaroi para nisjes së seancës se nuk do të merrte pjesë në këtë votim, pasi sipas saj ai ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës. Por, gjatë votimit, një detaj tërhoqi vëmendjen. Nga pamjet e transmetimit, kartonët jeshilë nuk shfaqen...