30 korrik/LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm për të vendosur fatin e Abdixhikut

30 korrik/LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm për të vendosur fatin e Abdixhikut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm, i cili do të mbahet më 30 korrik, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë nisma për shkarkimin e tij nga drejtimi i forcës politike. Në një njoftim të publikuar këtë të hënë në facebook, LDK bëri me dije se mbledhja do të zhvillohet të enjten, më 30 korrik, në orën 18:00. Vendimi për thirrjen e Kuvendit vjen pasi një grup delegatësh dorëzuan nënshkrimet e nevojshme për nisjen e procedurës. Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm të LDK-së, pas verifikimit të dokumentacionit është konstatuar se është plotësuar kërkesa statutore, me mbështetjen e të paktën një të tretës së delegatëve të Kuvendit. Kuvendi...