Gjykata e riktheu në detyrë, Rektori i UT nuk zbaton vendimin e Administratives për dekanen e Drejtësisë Dorina Hoxha

Gjykata e riktheu në detyrë, Rektori i UT nuk zbaton vendimin e Administratives për dekanen e Drejtësisë Dorina Hoxha

Gjykata administrative vendosi më 16 korrik, rikthimin e menjëhershëm në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dorina Hoxha, duke e konsideruar të paligjshëm vendimin e Rektorit Artan Hoxha, për pezullimin e saj. Por dekania ende nuk mund të rikthehet në zyrën e saj, pasi rektori nuk po zbaton vendimin e gjykatës. Fillimisht ai pretendoi se nuk mund të ndërmerrte anullimin e urdhërit të mëparshëm të lëshuar prej atij vetë, duke u mbështetur vetëm në dispozitivin e Gjykatës Administrative pa vendimin e arsyetuar. Të premten e 24 korrikut, vendimi i arsyetuar dhe i plotë i 16 korrikut për rikthimin në detyrë të Dekanes Dorina Hoxha, mbërriti në adresën e Universitetit të Tiranës, nga Gjykata Administrative. Vendimi në fakt flet...