“Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën ka menjëherë ndalim”, protestuesit dhjetra pankarta ironike
Pankarta ironike dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vijuar të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj pushtetit dhe institucioneve. Një nga pankartat më të spikatura i referohej ndalimit të aktivistit Arben Kola gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme pranë Parlamentit. “Për vjedhjet e Belindës s’ka asnjë reagim, për Kolën me megafon ka menjëherë ndalim!”, shkruhej në pankartë, duke krahasuar reagimin e autoriteteve ndaj protestuesve me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku. Një tjetër pankartë mbante mesazhin: “Të korruptuarit në liri. Protestuesit në polici. Ky është ‘sistemi Rama’”, ndërsa në gjuhën angleze ishte shkruar: “Hajdutët në pushtet janë të sigurt dhe të paprekur, ndërsa zëri i popullit zvarritet përtokë!” Protestuesit i kushtuan rëndësi edhe...
Burimi:
sot.com.al