Trafikati shqiptar i drogës s’mund të deportohet nga Britania, pasi pasojat për vajzën do të ishin të rënda

Trafikati shqiptar i drogës s’mund të deportohet nga Britania, pasi pasojat për vajzën do të ishin të rënda

 Një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar nga autoritetet britanike dy herë për vepra që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, ka shmangur deportimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar. Ai është Shpresim Koka, 38 vjeç, i cili argumentoi para gjykatës se vajza e tij e vogël vuan nga makthe dhe urinimi në shtrat. Koka tha se gjendja e saj përkeqësohej sa herë ai ndodhej në burg. Një punonjës social madje paralajmëroi se vajza kishte nevojë për ndërhyrje terapeutike. Koka kishte shkuar në Angli si refugjat nga Kosova në vitin 2001, vetëm 14 vjeç. Në vitin 2017, ai u dënua me 21 muaj burg për ndihmën ndaj një bande droge në pastrimin e parave Në vitin 2022, ai u burgos për tre vjet të tjera për trafik kokainë....