Shantazhonin 38-vjeçaren se do i publikonin foto dhe video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Një 38-vjeçare ka denoncuar në polici se është kanosur nga dy shtetas, të cilët i kanë kërkuar 500 euro për të mos publikuar në rrjetet sociale foto dhe video intime të saj. Menjëherë pas kallëzimit, u zhvillua operacioni i koduar “Privacy”, ku u arrestua një 17-vjeçar, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, E. D., 21 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, 21-vjeçari dyshohet gjithashtu si autor i disa vjedhjeve të kryera në subjekte të ndryshme në Tiranë. Gjatë operacionit, policia sekuestroi 500 eurot e marra nga 38-vjeçarja, si dhe dy telefona celularë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.
Burimi:
javanews.al