Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro të përfituara nga trafikimi i narkotikëve/ Ja kush është pronari
Dy apartamente dhe një garazh me vlerë të përafërt prej 420 mijë eurosh janë sekuestruar në kuadër të një hetimi pasuror ndaj një 54-vjeçari, i dyshuar se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas Policisë së Tiranës, pasuritë i përkasin shtetasit Harben, alias Arben Alla, 54 vjeç. Sekuestrimi është kryer me vendim gjykate, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i tij ose i personave të lidhur me të. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “De facto”, si rezultat i hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale. Sekuestrohen apartamente dhe garazh, me vlerë rreth 420 000 euro, të...
Burimi:
syri.net