Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët po transportoheshin drejt Sarandës
Sekuestrohen 4 pistoleta në tunelin e Skërficës, armët dyshohet se po transportoheshin drejt Sarandës. Një operacion policor i zhvilluar pasditen e djeshme në tunelin e Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, ka çuar në sekuestrimin e katër armëve të zjarrit. Sipas burimeve paraprake, gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur dhe sekuestruar 4 pistoleta të tipit “Glock”, të cilat dyshohet se kishin si destinacion qytetin e Sarandës. Deri tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje mbi numrin e të ndaluarve, ndërsa burimet bëjnë me dije se të paktën një prej personave të përfshirë është nga Mallakastra. Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë informacion mbi operacionin dhe rrethanat e ngjarjes. Saranda Web
Burimi:
shkodraweb.com