“Sazani, ishulli i fortifikuar që kontrollonte hyrjen në Adriatik në vitet ’50”, dokumenti i deklasifikuar i CIA-s

“Sazani, ishulli i fortifikuar që kontrollonte hyrjen në Adriatik në vitet ’50”, dokumenti i deklasifikuar i CIA-s

Një dokument i deklasifikuar i Central Intelligence Agency (CIA), i përgatitur në bashkëpunim me Photographic Intelligence Center të Marinës Amerikane, hedh dritë mbi rëndësinë strategjike që kishte Ishulli i Sazanit për strukturat ushtarake shqiptare në fundin e viteve ’50. Raporti sekret, i titulluar “Sazan Island, Albania” dhe i datës korrik 1959, paraqet një analizë të detajuar të bazuar në zbulimin fotografik ajror. Në dokument, Sazani përshkruhet si një pikë kyçe ushtarake, e pozicionuar në hyrje të Gjirit të Vlorës, me rol të rëndësishëm në kontrollin e hyrjes në Detin Adriatik. Sipas raportit, i gjithë ishulli ishte nën kontroll të plotë ushtarak, me prani të përhershme të njësive të ushtrisë dhe marinës shqiptare. CIA evidenton se mbrojtja e Sazanit përfshinte disa bateri artilerie bregdetare dhe kundërajrore...