“SASPAC”, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh

“SASPAC”, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. GJKKO vendosi ta rikthejë pranë SPAK për plotësim hetimesh dosjen ndaj ish-drejtorit të agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, dhe për të gjithë të akuzuarit e tjerë. Për këtë dosje, të vetmit që mbahen në arrest me burg janë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. /vizionplus.tv