Sarandë/ Gjendet i pajetë në det peshkatari 61-vjeçar, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë
Një peshkatar është gjetur i pajetë në det në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 61-vjeçari është mbytur, ndërsa policia ka gjetur edhe mjetin e tij lundrues, i cili rezulton të ketë qenë i fundosur. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gjatë kushteve të vështira atmosferike dhe stuhisë që ka përfshirë zonën. Autoritetet po hetojnë në dy pista: atë të mbytjes aksidentale si pasojë e motit të keq, por edhe mundësinë e vetëvrasjes. Mësohet se Mihal Zoi ishte i divorcuar dhe fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Ai nuk rezulton të ketë familjarë të tjerë në Shqipëri, përveç një motre.
Burimi:
syri.net