Rrogozhina kundër reformës tërritoriale të Ramës: Qytetarët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet
Në Rrogozhinë u zhvillua sot dëgjesa e fundit publike në kuadër të konsultimit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, ku qytetarët dhe përfaqësuesit vendorë shprehën kundërshtimin e tyre të fortë ndaj propozimit që prek të ardhmen administrative të Bashkisë Rrogozhinë. Gjatë dëgjesës, qëndrimi i pjesëmarrësve ishte i qartë: Rrogozhina duhet të vijojë të jetë bashki më vete dhe çdo ndryshim territorial duhet të marrë në konsideratë vullnetin e qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, z. Andi Proshka, argumentoi se Rrogozhina i ka kapacitetet e nevojshme për të vijuar funksionimin si njësi e qeverisjes vendore dhe kundërshtoi propozimin e Reformës Administrativo-Territoriale 2.0. Në fjalën e tij, kryetari kërkoi që procesi të mos mbetet vetëm një procedurë formale konsultimi, por që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të merret realisht...
Burimi:
syri.net