Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Velipojës, shpëtohen dy pushuesit

Dy turistë rrezikuan të mbyteshin në det sot në 9 gusht, ndërsa ndodheshin në plazhin e Velipojës. Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit të vijës bregdetare nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës. Punonjësit e Policisë vunë re dy shtetasit në vështirësi në ujë dhe ndërhynë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë. Për shpëtimin e tyre u përdorën mjetet lundruese Jet Ski. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve policore, të dy personat u nxorën në mënyrë të sigurt nga deti. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar, banues në Burrel, dhe një 41-vjeçar, banues në Velipojë. Monitorimi i zonave bregdetare po vijon me intensitet nga strukturat e Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Shkodër. Për këtë qëllim po përdoren edhe dronë dhe mjete lundruese, me synim garantimin e...