Rrëmbeu vajzën 6-vjeçare në Majorka dhe u fsheh në Kosovë, arrestohet spanjolli
Një operacion i përbashkët mes autoriteteve evropiane dhe Policisë së Kosovës çoi në arrestimin e një shtetasi spanjoll të dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij 6 vjeçare. Sipas mediave spanjolle, burri dyshohet se e mori vajzën nga ishulli i Majorkës dhe u largua nga Spanja, duke e fshehur fillimisht në bagazhin e automjetit për të shmangur zbulimin. Pas largimit nga Majorka, autoritetet humbën gjurmët e tij. Hetimet zbuluan se i dyshuari kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike për të vështirësuar identifikimin. Falë bashkëpunimit mes shërbimeve policore të disa vendeve evropiane, u konfirmua se babai dhe vajza ndodheshin në Kosovë. Më 24 qershor, Policia e Kosovës ndërhyri dhe arrestoi të dyshuarin, ndërsa lokalizoi edhe vajzën...
Burimi:
syri.net