Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur sot rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku një betoniere u përplas me një automjet. Të dy shtetasit e huaj që ndodheshin në betoniere kanë humbur jetën. Fillimisht humbi jetën një prej shtetasve egjiptianë, ndërsa tjetri ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident është identifikuar si 28-vjeçari R.Nuri, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.