REL/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Portugali, arrestohet edhe një shqiptar

REL/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Portugali, arrestohet edhe një shqiptar

Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 tonë kokainë - me një vlerë prej rreth 500 milionë eurosh në tregun e shitjes me pakicë - në brigjet e Portugalisë në Atlantik, njoftoi të hënën Policia italiane e Kufirit dhe Doganave. Droga u gjet në bordin e një gomoneje të shpejtë për lundrim në det të hapur - një mjet që kontrabandistët e përdorin zakonisht për të marrë ngarkesat e paligjshme të hedhura në det nga anije të mëdha që vijnë nga Amerika e Jugut - thuhet në njoftimin e Policisë Financiare italiane. Katër persona që ndodheshin në mjet u arrestuan: dy shtetas spanjollë, një banor i Gjibraltarit dhe një shtetas shqiptar me vendbanim në Itali. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe portugeze,...