Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

Radarë, dronë dhe makina inteligjente në Shkodër, mbi 1200 masa administrative gjatë një jave

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Shkodër gjatë sezonit veror, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve. Kontrollet janë përqendruar veçanërisht te drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit, me fokus drejtimin e automjeteve nën efektin e alkoolit, drejtimin pa leje, parakalimet e gabuara dhe shkeljet që lidhen me pajisjet e mjeteve. Sipas Policisë Rrugore të Shkodrës, gjatë periudhës 30 korrik–6 gusht 2026, si rezultat i kontrolleve është arrestuar një drejtues mjeti, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, është pezulluar një leje drejtimi. Në të njëjtën periudhë janë vendosur 1223 masa administrative për shkelje...