Qëlloi me thikë gruan pas konflikteve të vazhdueshme, kush është 40-vjeçari nga Durrësi

Qëlloi me thikë gruan pas konflikteve të vazhdueshme, kush është 40-vjeçari nga Durrësi

Xhoni Karaj është autori i dyshuar i plagosjes së bashkëshortes në Durrës, raporton Elitjona Doko. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, ku 40-vjeçari Karaj plagosi me thikë bashkëshorten 32-vjeçare E. Karaj. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve, ndërsa “blutë” kanë shpallur në kërkim autorin. Dyshohet se çifti ka pasur herë pas here konflikte. Kanë qenë banorët dhe fqinjët e çiftit që kanë lajmëruar uniformat blu.