Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë sonte në 15 prill në emisionin Opinion në Tv Klan dha më shumë detaje nga operacioni kundër zjarrit në një pallat pranë QSUT-së. Goxhaj u shpreh se shtresa e jashtme e pallatit ka shpërndarë flakët. Ai shtoi se pjesa më e vështirë ka qenë ajo e evakuumit të banorëve. Shtoi se janë lënduar 4 zjarrfikës, që ndihmuan në evakuuim. Shkëlqim Goxhaj, drejtori i Zjarrfikësëve të Tiranës: Kemi vazhduar deri në orët e para të mëngjesit në vendin ku ndodhi zjarri. Jemi ende të lodhur, sepse shërbimi zjarrfikës nuk ndalon asnjëherë. Gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës ishin përfshirë në aksion, gjithashtu u përfshinë dhe zjarrfikëse nga Vora e Kamza dhe kishim ndihma nga Ujësjellësi e Forcat e...