‘Proces i turpshëm’/ Sot në GJKKO seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj Ilir Metës

‘Proces i turpshëm’/ Sot në GJKKO seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj Ilir Metës

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në seancën e kaluar, Meta u shfaq pas kafazit të xhamtë, për herë të parë që pas arrestimit të tij. Ai lëshoi akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm. “Nuk jam unë në pozita të pabarabarta, por ata. Me shpifje dhe gënjeshtra, me kallëzues të rremë, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës. Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”, dëgjohet teksa flet Meta pas kafazit prej xhami. Meta shfaqet...