‘Porsche’ përplaset me dy makina në qendër të Fierit, tenton të largohet pasi heq targën – ndalohet nga qytetarët dhe policia

‘Porsche’ përplaset me dy makina në qendër të Fierit, tenton të largohet pasi heq targën – ndalohet nga qytetarët dhe policia

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një automjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje duke hequr edhe targën e automjetit në përpjekje për të shmangur identifikimin. Kanë qenë disa qytetarë të pranishëm ata që kanë ndërhyrë duke e penguar të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit. Burime zyrtare nga policia pohuan se drejtuesi i mjetit ka qene...