Policia “pritë” trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale
Një 31-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar 4 armë zjarri tip pistoletë, të cilat dyshohet se do t’i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë. Sipas policisë, i riu i arrestuar është banues në Tiranë dhe rezulton me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga 31-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndalimi i tij u bë në tunelin e Skërficës. Gjatë kontrollit të mjetit, në dyshemenë e tij u gjetën të fshehura 4 pistoleta, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin. Nga hetimet paraprake dyshohet se armët janë trafikuar në Shqipëri në pjesë të ndryshme dhe më pas janë montuar, me qëllim shitjen e tyre te një grup kriminal në zonën e Sarandës. Autoritetet thonë se vijon...
Burimi:
javanews.al