Policia grushta, shkelma e pranga, 12 qytetarë në paraburgim! Protestuesit tek Komisariati nr 3 kërkojnë lirimin e tyre
Raporton Fatjon Gjinaj Në komisariatin numër tre, njëherësh edhe blloku i sigurisë ku mbahen personat e paraburgosur deri në një vendim të gjykatës po mbahen deri tani në paraburgim 12 qytetarë. Nuk dihet nëse do vendoset lirimi i tyre apo do shfrytëzohet afati 72 orësh kohor për të dalë përpara gjykatës që të vlerësohet masa e sigurisë. Prej disa orësh tashmë protesta e zbuar nga dhuna dhe reprezalja policore përpara dyerve të Kuvendit është zhvendosur në dyert e komisariateve si rrallëherë ndodh. Shumë qytetarë ndodhen në rrugën ‘Mine Peza’ dhe thërrasin për lirimin e tyre “Na lironi shokët’. Ata janë ulur në trotuare, ndodhen në rrugë dhe ku kanë mundur. Janë qytetarë të shumtë që kanë ardhur për të kërkuar lirimin e bashkëqytetarëve të tyre...
Burimi:
syri.net