Pogradec/ Aksident në aksin Qafë Plloçë me një të plagosur, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me barrierat
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën e re të Qafë Plloçës, në Pogradec, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit, e cila ka sjellë humbjen e kontrollit mbi mjetin. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
syri.net