Plumbat nuk kursejnë as gratë e vajzat: Nga janari deri në korrik, katër gra e vajza të ekzekutuara
Krimi i rëndë i regjistruar në Roskovec, ku ish-dhëndri ekzekutoi ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, e çon në katër numrin e grave e vajzave të ekzekutuara me armë zjarri nga janari deri në fund të korrikut. Të dhënat e grumbulluara flasin se ngjarjet që kanë të bëjnë me krime brenda familjes, apo për hakmarrje, kanë ndodhur në disa qytete, ku plumbat nuk kanë kursyer as gratë e vajzat. Vrasjet janë regjistruar në Orikum të Vlorës, Lezhë, Shkodër e Roskovec. Konkretisht, më 2 janar, në Orikum, burri mbyti gruan dhe më pas vrau veten. Viktima mbetën: Llogora Xhebroj, i cili dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj. Më 26 Prill, në Lezhë, u ekzekutuan burrë e grua, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në fshatin Balldren. Më 9 Korrik,...
Burimi:
ntv.al